E Martë, 3 Nëntor 2026

Zhgënjen Vllaznia/ Skuadra shkodrane u mund 1-0 nga Daugavpils në Conference League

Vllaznia ka zhgënjyer të gjitha parashikimet në debutimin e saj në raundin e parë kualifikues të Konferencë Ligës.

Skuadra shkodrane u mund 1-0 në sfidën e parë kundër letonezëve të Daugavpils.

Të besuarit e Edi Martinit u larguan nga stadium “Elbasan Arena” me shumë pengje. Ata dominuan me lojë dhe raste, por nuk arrietën të finalizojnë si duhet.

Nga ana tjetër, letonezët gjetën golin e fitores në minutën e 85-të.

Lizunovs ndali topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë, duke vulosur fatin e ndeshjes dhe disfatën e Vllaznisë.

Në ndeshjen e kthimit që do të luhet javën e ardhshme, shkodranët kanë një mision të vështirë për të përmbysur rezultatin në transfertë./abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›