Pas 1 viti në qeli, kryebashkiakut Veliaj i dorëzohen aktet hetimore

Pas më shumë një viti në qeli dhe shumë kërkesave të rrëzuara në seancat paraprake, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka në dorë dosjen hetimore ndaj tij, e përbërë nga 72 fashikuj me rreth 28 mijë faqe.
Materialet iu dërguan Veliajt në burgun e Durrësit një ditë më parë me një furgon. Më herët kryebashkiaku ka deklaruar se një akuzë e ndërtuar mbi rreth 60 mijë faqe, po përdorej jo për të zbardhur të vërtetën, por për të pamundësuar ushtrimin e së drejtës së tij kushtetuese për t’u mbrojtur.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për korrupsion dhe pastrim parash.
Të pandehur për këtë dosje janë dhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erjon Veliajt, si dhe 28 persona e shoqëri.
Ai akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe me disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.
/rtsh.al/