Pas gati një dekade bashkë, çifti i njohur i showbiz-it i jep fund lidhjes

J Balvin dhe modelja argjentinase Valentina Ferrer i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas gati një dekade së bashku. Lajmin e ka konfirmuar Ferrer përmes një deklarate të publikuar në Instagram, ku theksoi se të dy do të vazhdojnë të kenë si prioritet djalin e tyre, Rio.
“Pas kaq shumë vitesh dhe momentesh të rëndësishme të ndara së bashku, José dhe unë kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara”, shkroi 32-vjeçarja. Ajo shtoi se vendimi është marrë me dashuri dhe respekt, duke nënvizuar se synimi i tyre është të bëjnë më të mirën për familjen.
Çifti u njoh gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës “Sigo Extrañándote” të J Balvin. Një vit më vonë ata e bënë publike lidhjen e tyre, ndërsa në qershor të vitit 2021 u bënë prindër të një djali, Rio. Ata nuk u martuan gjatë viteve të lidhjes.
J Balvin, nuk ka reaguar publikisht për ndarjen. Dyshja ishte parë së bashku edhe në fillim të këtij viti, përfshirë ceremoninë e Grammy Awards dhe një event në San Francisco gjatë muajit shkurt.
Në mesazhin e saj, Ferrer kërkoi mirëkuptim dhe respekt për këtë periudhë personale të jetës së tyre. “Po e kalojmë këtë proces me qetësi dhe e vlerësojmë thellësisht mirëkuptimin dhe respektin”, u shpreh ajo.
/vizionplus.tv