E Martë, 3 Nëntor 2026

Pas miratimit të rezolutës, Kuvendi përfshin në seancën e së enjtes ngritjen e Komisionit Kundër Luftës së Korrupsionit

Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ditë më parë me 76 vota pro rezolutën antikorrupsion të Partisë Socialiste.

Pas miratimit të rezolutës Kuvendi ka futur në rendin e ditën për votim ngritjen e Komisionit për Luftën Kundër Korrupsionit.

Kujtojmë që ditën e  djeshme kundër rezolutës votuan deputetët Agron Shehaj dhe Dashnor Sula, ndërsa deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim.

Mazhoranca u shpreh se kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›