E Martë, 3 Nëntor 2026

Gjikondi: Masiviteti në takimet me diasporën, meritë e Ramës

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH ia adresoi kryeministrit Edi Rama, figurës dhe personalitetit të tij, masivitetin e takimeve me diasporën jashtë vendit.

Sipas saj, Rama e ka pikë të fortë artikulimin.

“Shqipëria është kthyer në një pikë të fortë të turizmit. Shumë italianë tani vijnë dhe janë në Tiranë. I shohim thuajse në të gjitha rrugët e Tiranës. Është zhvillim pozitiv. Nuk ka më inferioritet nëse thua se jam shqiptar. Kjo është një arritje jo e vogël. Duhet ti japim hakun. Shqiptarët janë integruar dhe kanë ecur shumë, por Italia është një shoqëri që nuk i hap shumë dyert. Përparimi i Shqipërisë në turizëm dhe në zhvillimin urban i jep krenari çdo shqiptari për tu mburrur me vendin e tyre. Nuk është e vërtetë se Rama shkon t’iu hedhë ‘hi syve’ emigrantëve,  sepse dihet që ata janë të gjithë të informuar me zhvillimet në Shqipëri. Pesha kryesore për masivitetin i bie Ramës. Shumë nga ata që e shoqërojnë janë shushunja në kurriz të Ramës”, tha Gjikondi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›