E Martë, 3 Nëntor 2026

Debati/ Zaimi: Shqiptarët e shohin ndryshimin e vendit. Neza: Pse Rama i merr me vete njerëzit?

Kryeredaktorja e “Albania Post”, Gerta Zaimi  ka replikuar me analistin  Sami Neza për takimin e kryeministrit Rama me diasporën në Itali.

Në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, Zaimi tregoi nga përvoja e saj, se dhe më parë kur ka zhvilluar takime Edi Rama në Itali sallat kanë qënë të mbushura me student dhe përfaqësues të tjerët të diasporës shqiptare.  

“Ka qënë  dhe personazhet e tjera që kërkonin takim me diasporën por nuk kanë qenë kaq të realizuara.  Rama ka  një retorik të thithi njerëz pavarisht nga pëlqen apo s’na pëlqen. Diaspora  e itialisë ka lidhje të fuqishme me shqipërinë dhe është një marrdhënië dinamike por janë të lidhura shumë me realitetin këtu. Duke para dhe situatën e opozitës shqiptare e bëjnë krahasimin që duhet të bëjnë. Duket ndryshimi i rilindjes së qyteteve në Shqipëri”, deklaroi ajo.

Ndërsa analisti Neza ka replikuar duke thënë që Edi Rama shkon nëpër takime me njerëz dhe me agjendë politike nga Tirana.

“Rama merr me vete njerëz nga Tirana dhe shkon me axhendën e Tiranës dhe jo me axhendën e diasporës.Nuk i lejon që të flasin pjesëmarrës të diasporës”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›