Pas një viti, Cardi B zbulon emrin e djalit dhe publikon fotot e tij


Reperja e njohur Cardi B ka zbuluar për herë të parë emrin e djalit të saj të vogël, të cilin e ka me sportistin Stefon Diggs.
Ajo zgjodhi një moment të veçantë për ta bërë këtë, ditëlindjen e tij të parë, duke ndarë edhe fotografitë e para të vogëlushit në rrjetet sociale.
Në një postim në Instagram, këngëtarja zbuloi se djali quhet Grey Marsean Diggs, ndërsa e shoqëroi publikimin me një dedikim emocionues.
“Gëzuar ditëlindjen e parë, Grey Marsean Diggs! Ka kaluar vetëm një vit që kur të takova, por ndihem sikur të kam pasur pranë vetes përgjithmonë”, shkroi ajo.
Cardi tregoi se shtatzënia me të voglin erdhi në një periudhë të pasigurt dhe me shumë presion në jetën e saj, por prania e tij i dha forcë për të përballuar gjithçka.
“Po të rrisja brenda meje dhe, në të njëjtën kohë, ti po më jepje jetë!”, u shpreh reperja, duke shtuar se buzëqeshja dhe energjia e tij ndriçojnë çdo ambient.
Fotografitë e publikuara tregojnë Grey në disa momente të ëmbla, përfshirë edhe një kostum mjeku, në një festë me tematikën e serialit të njohur Grey’s Anatomy, një referencë e veçantë ndaj emrit të tij.
Grey është fëmija i parë i Cardi B me yllin e NFL-së, Stefon Diggs. Reperja e kishte konfirmuar ardhjen e tij në jetë në nëntor të vitit të kaluar, por kishte zgjedhur ta mbante emrin dhe imazhin e tij larg vëmendjes publike.
Cardi B është gjithashtu nënë e tre fëmijëve të tjerë, Kulture, Wave dhe Blossom, nga martesa me ish-bashkëshortin Offset.