E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasdite priten reshje të dobëta shiu, në veri dhe verilindje reshje dëbore

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se sot pasdite priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Fier të shoqëruara me shtrëngata lokale, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.

IGJEUM njofton se nesër priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

Sipas IGJEUM, në Veri dhe Lindje në lartësitë mbi 700 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore, ndërsa në Jug Lindje në lartësitë mbi 1000 m.

IGJEUM bën me dije se nesër, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 15 °C

në vendet e ulëta: 7 / 13 °C

në vendet malore: 0 / 7 °C

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›