E Martë, 3 Nëntor 2026

Pastrimi i lumit Buna, bashkia e Shkodrës certifikatë mirënjohjeje batalionit të Xhenios

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci i akordoi certifikatën e Mirënjohjes batalionit të Xhenios, në vlerësim të kontributit të çmuar për largimin e strukturës metalike në shtratin e lumit Buna (te ura e Dajlanit).

Ky operacion u realizua me profesionalizëm dhe përkushtim nga efektivët e Batalionit të Xhenios, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e sigurisë mjedisore dhe vizuale të zonës, si dhe në lehtësimin e qarkullimit të ujërave në këtë segment të rëndësishëm të lumit.

Pas përfundimit të fazës së dytë të pastrimit, lumi Buna rrjedh pas 50 vitesh i lirë në shtratin e vet dhe i hap rrugë një epoke të re për këtë pasuri natyrore.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci në përfundim të fazës së dytë pak javë më parë falënderoi strukturat që kontribuan që nga momenti i parë në këtë ndërhyrje, dhe veçanërisht ndaj Forcave të Armatosura nën kujdesin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Sipas kryebashkiakut të Shkodrës, ekipet e punës në terren punuan me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, të udhëhequr nga nënkolonel Shkumbin Gjana, nënkolonel Egert Kuka dhe të mbështetur nga kolonel Shkëlzen Mhillaj, drejtues i operacionit, të cilët bënë të mundur çmontimin e plotë të strukturës metalike (dajlanit) në lumin Buna.

Në fazën e parë të ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit Buna janë hequr rrjetat dhe pinarët, ndërsa në fazën e dytë pjesët metalike që kanë pasur nevojë për ndërhyrje më të specializuar.

Nga momenti i dorëzimit të Certifikatës së Mirënjohjes nga kryebashkiaku Beci për Batalionin e ... 1 nga 4

/e.i/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›