“Pedofilët, hetues të fshehur”, psikologia: Në 99% të rasteve e arrijnë qëllimin e tyre

Në studion e “Jetë Shqiptare” në RTSH është diskutuar mbi pedofilinë dhe krimet seksuale ndaj të miturve. Psikologia Nereida Llaha tha se një pedofil fantazon gjithë kohës se si do të kapë “prenë” e tij duke e ruajtur dhe hetuar në mënyrë të fshehtë. Sipas saj pedofilët e tillë i arrijnë qëllimet e tyre thuajse në 99 % të raste.
Megjithatë ajo shtoi e ka edhe pedofilë që pendohen dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një çrregullim neurologjik të tyre që mund të trajtohen.
“Shifrat e pedofilëve janë shumë më të larta në realitet nga sa jepen në statistika. Pedofil konsiderohet një person që ka dëshira bazuar në fantazi seksuale kundrejt të miturve. Dy janë faktorët, faktori mjedisor dhe neurologjik. Kemi pedofilë që vijnë nga fëmijëri abuzive dhe traumatike. Por ka edhe persona me diagnozë që ka të bëjë më çrregullimet e humorit. Në këtë moment kemi të bëjmë me një neurozë dhe konsiderohen çështje të zgjidhshme përmes terapisë. Megjitahtë pedofilët që kanë thjehstë kënaqësi këta kanë një qëllim të caktuar. Ata thurin plane gjatë gjithë kohës cilën pre do kapim si do e kapim, studiojnë me orare specifik, janë hetues të fshehur që në 99 % të rasteve ia arrijnë qëllimin”, tha psikologia.
Psikologia Nereida Llaha shtoi gjithashtu se prindërit duhet të bëjnë një punë shumë të madhe në edukimin e fëmijëve që të njohin kush janë kufijtë personal dhe të mos lejojë njëri t’i tejkalojë ato.
/rtsh.al/