E Martë, 3 Nëntor 2026

“Muzeu i Minatorit” në Memaliaj, në 5 muaj është vizituar nga 1000 turistë

“Muzeu Minatori “ në Memaliaj i çelur prej disa muajsh  , është thyer në një atraksion të rëndësishëm për tu vizituar nga turistët vendas por edhe të huaj që janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth historisë së qytetit të minatorëve . Në stendat e këtij muzeu po ekspozohen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme përgjatë viteve të punës në minierë . Sipas përfaqësuesve të muzeut nga momenti i hapjes e deri tani është vizituar nga mbi 1000 vizitorë .

“Muzeu është hapur që në muajin janar dhe në vazhdimësi dhe jemi duke u organizuar, grumbulluar materialet, shumica e tyre janë të dhuruara. Shohim interes të madh nga pjesë të shoqërisë civile apo nxënësit e shkollave”, u shpreh Edmond Sala, ciceron.

Ciceroni i “Muzeu Minatori “ shprehet ndër të tjera se interes  të lartë për tu vizituar ka edhe nga ish minatorët dhe të afërmit tyre .

“Ka interes nga ish minator duke i prekur a janë vërtet objekte që i përkasin minatorëve”, u shpreh ciceroni.

“Muzeu Minatori “, në Memaliaj sipas të dhënave në vijim pritet të pasurohet edhe më tepër me dokumente dhe relike të ndryshme.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›