Bruceloza, fushatë sensibilizimi në Kukës që fermerët të vaksinojnë bagëtitë

Pas përfundimit me sukses të vaksinës së plasjes tek bagëtitë në të gjithë rrethin e Kukësit,ka filluar përgatitja për vaksinimin e radhës kundrejt sëmundjes së brucelozës.
Sipas përgjegjësit të Shërbimit Veterinar, Bajram Peposhit, kjo sëmundje nuk prek vetëm bagëtitë,por transmetohet edhe tek njerëzit përmes kafshëve të pavaksinuara.
“Brenda 10-ditëve fillon vaksinimi i brucelozës, një tjetër venozë që prek kafshët edhe njerëzit.Tek këta të fundit është më shumë problem. Shenjat janë plogështi, djersitje”, tha ai.
Në qarkun kukës mbarështohen gjithsej rreth 45 mijë bagëti.
/rtsh.al/