E Hënë, 2 Nëntor 2026

Peleshi: Lituania mbështet anëtarësimin tonë sa më të shpejtë në BE

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi një takim me kryetarin e Parlamentit të Lituanisë, Juozas Olekas.

Takimi dypalësh u zhvillua në Zagreb, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin Parlamentar të Nismës së Tre Deteve.

Peleshi theksoi se Lituania mbështet anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe vlerëson se zgjerimi e bën Bashkimin Europian më të fortë, më të madh, më të sigurt.

Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë një përparësi e Presidencës Lituaneze të BE në gjysmën e parë të vitit 2027.

“Kuvendi i Shqipërisë dhe Parlamenti i Lituanisë do të intensifikojnë bashkëpunimin parlamentar, do të nxisin marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve si edhe kontributet e përbashkëta për stabilitetin, sigurisë dhe paqen”, siguroi Kryetari i Kuvendit.

1 nga 5

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›