E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm fals për granatë ofensive në Kukës

Alarm fals për granatë ofensive te Rruga e Turizmit në Kukës.

“Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive. Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet”, thuhej në njoftim paraprak të policisë.

Shërbimet e policisë mbërritën menjëherë në vendin ku u raportua fillimisht për granatë, por sipas dyshimeve fillestare, mendohet që objekti është lodër.

Ndërkohë grupi hetimor pritet të shkojë për të bërë verifikimet e plota.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›