E Hënë, 2 Nëntor 2026

BM – Starmer premton publikimin e provave për spiunazhin kinez

LONDËR,  15 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer ka premtuar të publikojë provat e dorëzuara nga qeveria si pjesë e rastit të rrëzuar të spiunazhit kinez, ndërsa është përballur me akuza për një “fshehje” nga opozita.

Kryetarja e konservatorëve, Kemi Badenoch, akuzoi kryeministrin e Laburistëve se ishte “i shmangshëm” dhe “tepër i dobët për t’u përballur me Kinën”.

Konservatorët kanë shtyrë ministrat për mënyrën se si u trajtua gjykimi i rrëzuar i Christopher Cash, një ish-hulumtues parlamentar britanik, dhe Christopher Berry. Të dy ata, që mohojnë çdo shkelje, ishin akuzuar për kalim të sekreteve për Kinën, por akuzat u hoqën muajin e kaluar.

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (Crown Prosecution Service) tha se rasti u rrëzua sepse provat e qeverisë nuk treguan se Kina përfaqësonte një kërcënim për sigurinë kombëtare në kohën e pretenduara të shkeljeve.

Megjithatë, Starmer insistoji se provat “thelbësore” ishin dorëzuar nga administrata konservatore e mëparshme. Ai u tha ligjvënësve: “Jam thellësisht i zhgënjyer nga rezultati, donim të shihnim ndjekje penale”.

Badenoch më pas akuzoi Starmer për “fshehje të të vërtetës”, duke shtuar se  “është thjesht e pabesueshme që ai po përpiqet të thotë se qeveria e kaluar nuk e klasifikoi Kinën si kërcënim”.

“Provat thelbësore u siguruan në 2023 nga qeveria e mëparshme. Atëherë u dorëzua deklarata e dëshmitarit të qeverisë. Do ta zbuloj atë, të gjithë do të mund ta lexojnë”,  u përgjigj Starmer.

Kryeministri konfirmoi se këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jonathan Powell dhe Oliver Robbins, sekretari i përhershëm në Ministrinë e Jashtme, u takuan për të diskutuar gjykimin në shtator, por insistoji se “kjo nuk përfshinte këshilltarin e sigurisë kombëtare duke diskutuar provat në asnjë mënyrë”. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›