E Diel, 1 Nëntor 2026

Peleshi në Letoni: Mbështetje e fortë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vijoi turin e diplomacisë parlamentare në vendet baltike me një vizitë zyrtare në Letoni, ku u prit nga kryetarja e Parlamentit letonez (Saeima), Daiga Mieriņa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale nga Riga, Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që Letonia i jep anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian, si edhe perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi forcimin e partneritetit në NATO, mbështetjen për Ukrainwn, përballjen me kërcënimet hibride dhe dezinformimin, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e arsimit, turizmit, ekonomisë dhe shkëmbimeve mes qytetarëve.

Postimi i plotë

“Riga, Letoni Me Kryetaren e Parlamentit të Letonisë, Daiga Mieriņa.

Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Letonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit në NATO, mbështetjen për Ukrainën, përballjen me kërcënimet hibride dhe dezinformimin, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në arsim, turizëm, ekonomi dhe shkëmbimet mes qytetarëve.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Letonisë, dëshmi se partneritetet e ndërtuara mbi vlera dhe interesa të përbashkëta sjellin më shumë siguri, prosperitet, stabilitet dhe mirëkuptim mes popujve tanë”, shkruan Peleshi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›