E Premte, 6 Nëntor 2026

Raporti i “Eurostat”: Rreth 58% e popullsisë në Shqipëri, në moshë pune! Tirana mbi mesataren e BE-së

Tirana ka përqindjen më të lartë të popullsisë në moshë pune, duke tejkaluar mesataren e BE. 60.5% e grupmoshës 20-64 vjeç ishin në punë në kryeqytetin shqiptar në vitin 2025. Në vend të dytë renditet Dibra, me 58.5%.

POPULLSIA NË MOSHË PUNE

Shqipëri                     57.9%

Bashkimi Europian   58.3%

Ndërsa Durrësi ka 58.2% të popullsisë në moshë pune. Pranë mesatares së Bashkimit Evropian rezultojnë edhe qarqet e tjera të vendit. TABELE 2

POPULLSIA NE MOSHE PUNE SIPAS QARKUT

Tiranë    60.5%

Dibër     58.5%

Durrës   58.2%

Kukës     58.1%

Elbasan  58%

Berat       57.4%

Korçë       55.9%

Lezhë     56.7%

Shkodër  56.5%

Fier          55.2%

Vlorë       54.2%

Gjirokastër 51.1%

Por diferencat mes qarqeve brenda vendit lidhen kryesisht me ndryshimet demografike të viteve të fundit. Tirana ka përqendrimin më të madh të popullsisë në vend, dhe rrjedhimisht rritet përqindja e kategorisë së individëve që janë në punë.

Dallimet janë të dukshme edhe në nivel evropian. Sipas të dhënave të Eurostat në 39 rajone të BE-së rreth 63% e popullsisë ishte në moshë pune. Pjesa më e madhe e tyre në Gjermani dhe në disa zona ishullore të Spanjës.

Ndërsa në 189 rajone të tjera te BE-së, popullsia në moshë pune përbënte më pak se 55 % të popullsisë, kryesisht në zonat rurale të Portugalisë, Francës, pjesën më të madhe të Gjermanisë lindore, si dhe territore rurale në Bullgari, Greqi dhe në vendet nordike të BE-së.

Edhe e dhëna nga Eurostat, 57.9% e popullsisë në Shqipëri është në moshë pune. Pak me poshtë mesatares se BE qe është 58.3%. Shqipëria ka një rënie te lehtë nga viti 2023 që ishte 61.3%. Popullsia në moshë pune përfshin kategorinë nga 20-64 vjeç./ TV Klan/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›