E Hënë, 2 Nëntor 2026

UASHINGTON – Shtëpia e Bardhë: Witkoff dhe Huckabee do të jenë nesër në Gaza

UASHINGTON, 31 korrik /ATSH-ANSA/ – I dërguari special i prsidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, dhe ambasadori Mike Huckabee do të jenë nesër në Gaza për të mbikëqyrur shpërndarjen e ndihmës, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

”Takimi midis Witkoff dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu “ishte shumë produktiv”, shtoi ajo.

Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi rritjen e ndihmës ushqimore për civilët në Rripin e Gazës duke paralajmëruar se fëmijët atje po vuajnë nga uria.

”Qoftë edhe nëse nuk e pranojnë si uri, ata janë fëmijë që po vdesin nga uria”, tha Trump për gazetarët gjatë udhëtimit të tij me ”Air Force One”, në kthim nga Skocia drejt Uashingtonit.

”Shikon nënat, i duan aq shumë fëmijët e tyre. Por, s’ka asgjë që duket se mund të bëjnë”, shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›