E Martë, 3 Nëntor 2026

Përdori një fyerjeje homofobike për homoseksualët, Papa Françesku kërkon falje

Papa Françesku ka kërkuar falje për përdorimin e një fyerje kundër homoseksualëve gjatë një takimi me peshkopët. Papa, 87 vjeç, thuhet se e bëri komentin homofobik në një takim me dyer të mbyllura javën e kaluar, teksa u tha peshkopëve italianë se homoseksualët nuk duhet të lejohen të bëhen priftërinj.

“Papa kurrë nuk kishte ndërmend të ofendonte apo të shprehej me terma homofobikë dhe ai u kërkon falje atyre që u ndjenë të ofenduar nga përdorimi i një termi, siç raportohet nga të tjerët. Siç ka thënë Papa Françesku në disa raste, ‘në Kishë ka vend për të gjithë! Askush nuk është i kotë, askush nuk është i tepërt, ka vend për të gjithë”, tha Vatikani në një deklaratë të martën.

Komentet e Papës dolën në dritë të hënën kur dy gazeta italiane, Corriere della Sera dhe La Repubblica, raportuan për takimin e 20 majit, duke cituar burime të pranishme.

Artikujt e gazetave, të cilat u përkthyen nga italishtja, pretendonin se Papa kishte thënë se ka “frociaggine”, një shprehje tejet përçmuese.

Komentet e Papës u bënë në kuadrin e propozimeve nga peshkopët italianë për të ndryshuar udhëzimet për kandidatët në seminare. Vatikani vendosi në vitin 2005 se kisha nuk mund të lejojë shugurimin e burrave që janë aktivisht homoseksualë ose kanë prirje “të rrënjosura thellë” homoseksuale. Françesku e mbështeti vendimin në vitin 2016.

Gazeta Corriere della Sera deklaroi se Papa argjentinas, i cili flet italishten si gjuhë të dytë, mund të mos ketë qenë në dijeni se sa fyese ishte fjala e përdorur, duke shtuar se vërejtja u prit me të qeshura nga peshkopët./ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›