Përfshihet nga flakët bodrumi i një banese në Fier

Një bodrum i një banese private është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen “Sheq i Vogël” në Fier.
Zjarri është konstatuar nga të zotët e shtëpisë, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë neutralizuar në kohë, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesën tjetër të banesës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit, i cili shkaktoi alarm te familjarët.