E Martë, 3 Nëntor 2026

Përfundon etapa e 2-të e turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Ka përfunduar etapa e dytë e turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë, Shkodër-Elbasan 188 km e gjatë.

Fitues i kësaj gare ishte Nils Rimajer, i ekipit të Amsterdamit nga Holanda.

Sa i përket klasifikimit individual, Rimajer udhëheq pas dy etapave dhe mban bluzën e verdhë.

Sprinti i fushës i përket çiklistit të ekipit të Shqipërisë, Gabriele De Fabritis. Ai veshi bluzën e bardhë e njëkohësisht u shpall si çiklisti i ri më i mirë i kësaj etape.

Kur kanë përfunduar dy etapa, Tiranë-Rrëshen-Shkodër 151 km dhe Shkodër-Elbasan 188 km, në vend të parë qëndron ekipi i Amsterdamit.

Nesër do të  zhvillohet etapa e tretë Elbasan-Vlorë 149 km e gjatë.

1 nga 13

/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›