Dhërmi, kapet me pistoletë dhe kokainë, në pranga 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës këtë të mërkurë pasi gjatë një kontrolli iu gjetën doza kokaine dhe një pistoletë me silenciator.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Justino. Kurti, 22 vjeç, banues në Dhërmi, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.