Operacione në Selenicë / Zbulohen 160 predha nga Lufta e Dytë Botërore

Zbulohen 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë.
Gjatë ditës së djeshme u gjetën dhe u siguruan rreth 140 predha mortaje, ndërsa sot u evidentuan edhe 20 të tjera, duke e çuar numrin total në 160.
Sipas burimeve, municionet u zbuluan nga një firmë që po kryente punime në zonë, e cila njoftoi menjëherë autoritetet për praninë e lëndëve të rrezikshme.
Ekspertët mbërritën në vendngjarje dhe për dy ditë me radhë zhvilluan operacionin për identifikimin, sigurimin dhe largimin e predhave, duke bërë të mundur neutralizimin e rrezikut për banorët e zonës.