E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon me sukses Kampionati Ballkanik i Xhudos për Seniorë dhe Veteranë – Tiranë 2026

Më 1–2 gusht 2026, Tirana pati nderin të mirëpriste Kampionatin Ballkanik të Xhudos për Seniorë dhe Veteranë, një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive të rajonit, organizuar nga Federata Shqiptare e Xhudos në bashkëpunim me Federatën Ballkanike të Xhudos.

Në këtë kampionat morën pjesë rreth 170 sportistë nga 10 shtete: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Rumania, Moldavia, Bullgaria dhe Qiproja.

Ceremonia e hapjes u zhvillua në një atmosferë festive, në praninë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Xhudos, z. Drin Shkreta, Presidentit të Federatës Ballkanike të Xhudos, z. Branislav Crnogorac, si dhe Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli. Programi artistik me performancat e valltarëve i dha ceremonisë një atmosferë të ngrohtë dhe festive, duke promovuar traditat dhe kulturën shqiptare për të gjitha delegacionet pjesëmarrëse.

Shqipëria u përfaqësua me 37 sportistë, të cilët zhvilluan paraqitje të shkëlqyera, duke fituar 6 medalje:

🥇 Medalje Ari
• Gabriel Gonsan (-60 kg)
• Indrit Çullhaj (-81 kg)

🥈 Medalje Argjendi
• Ejsi Ahmeti (-60 kg)
• Kasandra Kovaçi (-63 kg)

🥉 Medalje Bronzi
• Devi Ceka (-60 kg)
• Krista Kovaçi (-63 kg)

Një vlerësim të veçantë meriton Indrit Çullhaj, i cili zhvilloi një kampionat të jashtëzakonshëm dhe u shpall Kampion Ballkanik në kategorinë -81 kg, një nga kategoritë më të forta dhe më konkurruese të këtij edicioni. Me një paraqitje dominuese, nivel të lartë teknik dhe karakter kampioni në çdo ndeshje, ai konfirmoi edhe një herë se është ndër xhudistët më cilësorë të Ballkanit dhe një nga përfaqësuesit më dinjitozë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Pas përfundimit të garave individuale u zhvilluan edhe garat ekipore (Mixed Team), ku ekipi kombëtar i Shqipërisë zhvilloi paraqitje shumë të mira dhe u rendit në vendin e tretë në Ballkan.

Renditja përfundimtare e garave ekipore (Mixed Team):
🥇 Mali i Zi
🥈 Rumania
🥉 Shqipëria dhe Turqia

Ky kampionat shënoi një tjetër sukses për xhudon shqiptare, si në aspektin organizativ ashtu edhe në atë sportiv, duke dëshmuar edhe një herë aftësinë e Federatës Shqiptare të Xhudos për të organizuar aktivitete ndërkombëtare sipas standardeve më të larta.

Federata Shqiptare e Xhudos shpreh mirënjohjen për të gjitha federatat pjesëmarrëse, sportistët, trajnerët, gjyqtarët, vullnetarët, partnerët dhe institucionet që kontribuuan në realizimin me sukses të këtij aktiviteti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›