Përmbytjet në Shkodër- Në rrugën e Obotit niveli i ujit arrin 1 metër, lëvizja drejt fshatit vetëm me varka

Situata nga përmbytjet në vend vijon të jetë problematike, teksa në Shkodër, më e prekura rezulton Njësia administrative Ana e Malit.
Gazetari Adrian Hoti bën me dije se këtë të hënë (12 janar) nën ujë janë rreth 600 hektarë tokë, kryesisht tokë bujqësore dhe kullota, nga 150 hektarë që ishin një ditë më parë.
Rruga e Obotit prej 5 ditësh është e pakalueshme nga automjetet e vogla, ndërsa sot është e pakalueshme edhe nga mjete e larta të ushtrisë pasi niveli i ujit arrin në rreth 1 metër. Lëvizja në drejtim të fshatit kryhet tashmë vetëm nëpërmjet varkave.
Në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 1000 ha.
/rtsh.al/