E Hënë, 2 Nëntor 2026

Punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë protestë para Bashkisë: Nuk pranojmë bashkimin me sektorin e pastrimit

Punonjësit e Gjelbërimit në Vlorë janë ngritur në protestë këtë të hënë (12 janar) përpara bashkisë  pasi kundërshtojnë bashkimin e ndërmarrjes së pastrimit me atë të gjelbërimit.

Ata shprehen se nuk janë kundër kontratës në vetvete, por duhet t’iu përcaktohet puna konkrete që duhet të kryejnë.

Punonjësit e gjelbërimit me kontratën e re, do të jenë gjithashtu pjesë e strukturës së pastrimit.

“Si mund të prishet kontrata pa na thënë? Tani na thonë kështu është bërë. Ne të mos na ngacmojnë. Të jenë mënjanë sektori i pastrimit dhe më vete ai i gjelbërimit.

Tani na thonë duhet të vini të firmosni kontratën, ndryshe nuk kemi ditë pune. Të na japin një kopje të kontratës”, deklaruan punonjësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›