“Përmes Rrënjëve Lartësohemi”/ Nesër nis punimet Samiti i Diasporës

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të diel, 12 prill, episodin e radhës në podkastin e tij “Flasim”.
Ai u ndal fillimisht tek Samiti i IV i Diasporës, i cili do të mbahet nesër, 13 prill, në Tiranë.
“Mirëpresim në Tiranë samitin e diasporës, edicioni i katërt që mbledh edhe një herë shqiptarët nga të gjitha anët e botës, ata që punojnë e jetojnë jashtë vendit, por që sytë i kanë në Shqipëri. Sa herë u jepet mundësia mendojnë apo vizitojnë Shqipërinë. E nisim më 13 prill me ceremoninë mirëpritëse.
Vlerësim jo vetëm për shqiptarët që kanë kontribuar jashtë, por edhe për miqtë e tyre që kanë zgjedhur të jenë pjesë e rrugës së tyre. Diaspora është një forcë konkrete zhvillimi dhe ajo vjen për herë të parë pas një përfshirjeje historike në zgjedhjet e vendit. Ajo vjen si një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj dhe kthehet në një realitet shqiptar në transformim të vazhdueshëm. Gjithmonë si një partner i drejtpërdrejtë, tek politika, më pas te ekonomia, e hap pas hapi në rrugët e reja të dijes.”
Agjenda e plotë:
Samiti i IV-të i Diasporës 1
“13–15 Prill 2026 | Tiranë, në Atdhe.
“Përmes Rrënjëve Lartësohemi”
Bashkë për të ardhmen e Shqipërisë, e cila nuk shkruhet vetëm brenda kufijve të saj — por kudo ku ka shqiptarë.
Një kuvend për të kthyer lidhjet në veprim dhe potencialin në rezultate konkrete për Shqipërinë2030″, njoftonte më herët ministri i jashtëm Ferit Hoxha.