E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmirësohet infrastruktura rrugore pranë liqenit të Shkodrës, korsi të dedikuara për biçikletat

TIRANË, 3 mars/ATSH/ Projekti i investimit për infrastrukturën pranë liqenit të Shkodrës përfshin korsi të dedikuara për biçikleta dhe shtigje për këmbësorët, duke synuar rritjen e standardeve, sigurinë dhe një organizim më të mirë të qarkullimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga segmenti pranë liqenit në Shkodër, i cili tashmë është kthyer në një hapësirë moderne dhe të sistemuar, me korsi të dedikuara për këmbësorët dhe për ata që zgjedhin të lëvizin me biçikletë.

Këto investime po e kthejnë zonën e liqenit në një hapësirë më miqësore dhe të aksesueshme për banorët dhe vizitorët.

Investimi synon të transformojë qytetin dhe të rrisin cilësinë e jetës përmes infrastrukturës moderne.

Ndërhyrjet përfshijnë korsi të dedikuara që lehtësojnë lëvizjen e çiklistëve, si dhe shtigje këmbësorësh, duke shtuar sigurinë.

Për përdoruesit e rrugës, kjo ndërhyrje ka sjellë më shumë rregull dhe lehtësi në lëvizje.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›