Përplasen 2 automjete në Milot-Rrëshen, 4 të plagosur. Gruaja ngec brenda makinës për disa minuta

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, pjesë e Rrugës së Kombit, ku kanë mbetur të plagosur katër persona.
Gazetari Elvis Hila raportoi për RTSH se aksidenti ndodhi në afërsi të Urës me Harqe, ku janë përplasur dy automjete, një minikuper dhe një automjet tip “Golf 6”.
Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një grua, e cila ka mbetur e bllokuar për disa minuta brenda mjetit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara. Ajo është nxjerrë me ndihmën e shërbimeve të emergjencës.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.