Reforma Zgjedhore, Gjiknuri e Bylykbashi takim me delegacionin e ODIHR: Projektligji për financimin prezantohet javën e ardhshme

Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, zhvilluan një takim me një delegacion të ODIHR, ku diskutuan mbi ecurinë e reformës zgjedhore.
Ata njoftuan se javën e ardhshme do të prezantohet projektligji i ri për financimin e partive politike, i cili konsiderohet një hap i rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe përmirësimin e standardeve zgjedhore.
Pas kësaj, komisioni do të vijojë punën për ndryshime në Kodin Zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e OSBE.
“Misioni i ODIHR-it është i angazhuar të bashkëpunojë ngushtësisht me ekspertët e komisionit për gjetjen e zgjidhjeve teknike që adresojnë rekomandimet në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare për zgjedhjet”, u shpreh Gjiknuri.
/rtsh.al/