“Alo Policia”, ish-prokurori: Duhet legalizim i prostitucionit në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Alo Policia” nga Fatjon Softa, ku u fol mbi tregun e prostitucionit dhe eskortës në Shqipëri, ish prokurori Ervin Karanxha u shpreh pro legalizimit të këtij fenomeni.
Sipas tij, duke marrë shembull legjislacionin e Mbretërisë së Zogut, ndërsa policia duhet të shkojë atje ku ka problematika, aty ku cënohet rendi dhe siguria.
Ish-prokurori shtoi se, me legalizimin e këtij fenomeni shteti ka më shumë mundësi kontrolli.
Ervin Karanxha: Ne duhet të kthehemi te koha e Zogut. Është më mirë ta legalizojmë se është një proces që dihet. Prostitucioni është zanati më i vjetër që njihet. Edhe në lashtësi.
Forcat e policisë duhet të merren me krimet ndaj jetës, sepse ka problematika të tjera. Këto janë çështje të nivelit të dytë.
Në Kod Penal nuk duhet të ketë penalizim. Shteti duhet ta legalizojë që të jetë nën kontroll. Të mos i hymë procedurave penale sepse procedurat penale kanë kosto.