Përplasen makinat në Maliq-Korçë, plagosen pesë persona, shkak manovimi i njërit prej drejtuesve të mjeteve

Një aksident fatmirësisht pa pasojë në jetë njerëzish ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Maliq-Korçë.
Aksidenti ka ndodhur vetëm pak metra larg kryqëzimit të fshatit Çiflig, ku nga përplasja e dy mjeteve janë plagosur 5 persona, 3 prej të cilëve të rinj.
Njëri nga mjetet e përfshira në aksident ka qenë duke lëvizur nga Maliqi në drejtim të Korçës ndërkohë që mjeti tip “Benz” ku ndodheshin 3 të rinj po qarkullonte nga Korça në drejtim të Maliqit.
Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë ka kryer manovër të gabuar duke kaluar pa respektuar sinjalistikqn rrugore nga krahu i djathtë në krahun e kundërt për të hyrë në një biznes në afërsi të aksit nacional.
Kjo lëvizje e papritur ka sjellë edhe përplasjen kokë me kokë mes dy automjeteve.
Të 5 personat që kanë qenë në dy makina kanë përfunduar në spitalin e Korçës ku kane marre ndihmën mjekësore./vizionplus.tv