E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përurohet gjimnazi “Partizani”, Veliaj: Një nga shkollat më të bukura që kemi ndërtuar

Gjimnazi “Partizani” është investimi i ri që i shtohet numrit të shkollave të rindërtuara dhe të transformuara në Tiranë. Shkolla ka hapur dyert këtë vit për nxënësit e saj, me kushte moderne, hapësira të reja shtesë, por edhe terrene sportive. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se në gjimnazin “Partizani” është punuar me të njëtën cilësi, si për çdo shkollë tjetër të ndërtuar në kryeqytet.

Për ata që kanë qenë të shqetësuar pas tërmetit, të gjitha kollonat e shkollës janë përforcuar me çelik dhe beton, Prandaj dua të falenderoj inxhinierët, të cilët kanë punuar në një hapësirë relativisht të vogël, për t’u siguruar që edhe shkalla e emergjencave, që zakonisht vjen si shtojcë e ndërtesës, të jetë një pjesë kyçe edhe për estetikën e fasadës, duke ikur nga ato fasadat e vjetra si kuti shkrepëseje.

Ai shtoi se koha kur privati ndërtonte me cilësi më të lartë dhe ndërtesa më të bukura se godinat publike, mund të quhet e perënduar.

Më në fund, ia mbërritëm kohës kur dritën e syrit, që janë fëmijët tanë, e çojmë në shkollat me infrastrukturën më të mirë e më të bukur në vend. Fëmijët vërtet mund të jenë 25% e popullsisë, por janë 100% e së ardhmes sonë. Për çdo cenim që i bëhet një shkolle, një kopshti, një çerdheje, nuk ia keni bërë 25% të popullsisë, por 100% të së ardhmes sonë. Për sa kohë që çunat dhe gocat janë 100% e së ardhmes, duhet të jenë 100% në fokusin tonë, të energjisë sonë dhe të punës sonë.

Kryebashkiaku ftoi nxënësit të maksimizojnë kohën e shfrytëzimit të kësaj shkolle dhe mjediseve të saj, duke veçuar bibliotekën, ku mund të organizohen aktivitete kulturore, si dhe terrenet sportive, që mund të shfrytëzohen edhe pas orarit mësimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›