E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë kandidatë në garë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Pesë drejtues policie kanë paraqitur kandidaturat për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit. Emrat që pretendojnë të marrin drejtimin e institucionit janë Pëllumb Seferi, Tonin Vocaj, Elidon Çela, Alfred Çepe dhe Neritan Nallbati.

Sipas burimeve, kandidaturat janë dorëzuar pranë Ministria e Brendshme, e cila është institucioni përgjegjës për administrimin e procesit të aplikimit dhe përzgjedhjes.

Afati zyrtar për dorëzimin e aplikimeve përfundon këtë të mërkurë në orën 16:00, moment pas të cilit pritet të nisë shqyrtimi i kandidaturave dhe procedurat për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të policisë.

Procesi i përzgjedhjes pritet të kalojë në disa faza vlerësimi, përpara se të merret vendimi përfundimtar për kreun e ri të Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›