E Diel, 1 Nëntor 2026

Pirushi për ATSH-në: Shmangni lëvizjet në zonat e mbrojtura që nuk ofrojnë siguri në eksplorim

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Reshjet intensive të dëborës kanë mbuluar edhe zonat e mbrojtura në vend duke krijuar edhe problematika të ndryshme në territoret e tyre.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi tha sot për ATSH-në se “moti i keq i ditëve të fundit ka prekur edhe zonat e mbrojtura të vendit, duke sjellë ndryshime në nivelet e ujit, prurjet e lumenjve, rënie të pemëve, por pa shkaktuar dëme me rrezikshmëri të lartë për habitatet dhe banorët e zonës”.

“Të gjitha strukturat e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ndodhen në terren për të monitoruar situatën, si dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve”, tha Pirushi.

Pirushi fton banorët dhe të pasionuarit pas alpinizmit të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Shtigjet natyrore, monumentet e natyrës, si dhe parqe të caktuara, të cilat nuk ofrojnë sigurinë e duhur në eksplorim, sugjerohen të mos frekuentohen përgjatë këtyre ditëve, për të shmangur çdo problematikë që terreni mund të ofrojë pasi”, tha Pirushi.

Turizmi në Shqipëri po zhvillohet me ritme shumë të shpejta, veçanërisht turizmi i aventurës dhe ndjekja e shtigjeve nga turistë vendas dhe të huaj. Por në këto ditë, kur moti i keq ka përfshirë vendin, specialistët e AKZM-së bëjnë apel për kujdes gjatë frekuentimit të këtyre zonave të mbrojtura, që janë përfshirë nga bora dhe shirat e dendur.

1 nga 10

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›