E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjerin Ndreu Trafiku i droges alarmant

TIRANE- Ish-drejtori i Policise se Tiranes Pjerin Ndreu mbeshteti qendrimet kritike te shefit te Antimafias italiane bere pak dite me pare ne Tirane duke u shprehur se gjendja ne te vertete eshte shume alarmante dhe qeveria ka deshtuar ne luften antitrafik.

Pak dite me pare Prokurori i Drejtorise se Antimafias ne Lece Cataldo Motta deklaroi ne Tirane se 20 tone mariuane ne vit trafikohen nga Shqiperia drejt Italise. Cfare do te thote kjo shifer A po luftohet vertet trafiku i droges
Deklarata e Mottes eshte nje sinjal alarmi qe shfryn si tullumbace deklarimet pompoze per uljen e trafikut te drogave nga vendi yne. Nese do i referohemi kesaj shifre gjendja eshte me shume se alarmante. Ne nje shtet normal kjo do ishte shkak per nje termet te forte ne strukturat qe e kane per detyre luften kunder droges. Por si gjithmone gjerat kalohen ne heshtje dhe askush nuk flet me gjate se nje deklarimi nje zyrtari te rendesishem te shtetit fqinj. Mendoj se qeveritaret tane duhet te heqin dore me ne fund nga mburrjet e shitjet e denglave ne publik per suksese imagjinare por te gjejne rruget e sherimit te plageve te tilla ku trafiku i droges eshte me pasoja te pallogaritshme.

Tjeter mesazh i prokurorit te antimafias Motta ishte duhet nje kotroll me i madh ne prodhimin vendas te mariuanes Kontrolli i prodhimit te lendes narkotike nuk eshte detyra e Prokurorit tuaj te pergjithshem dhe as e imja. Zoti Ndreu eshte e veshtire per policine shqiptare te ndalohet prodhimi vendas i mariuanes apo ka gjera qe nuk funksionojne
Eumlshte mesazh i qarte qe gjen terren per shkak te injorances se institucioneve tona ne luften antidroge. Policia ka kapacitete por strategjite behen ne qeveri. Duhen mobilizuar shume faktore si pushteti lokal komuniteti shkollat policia organizmat jo qeveritare qe asistojne problemet antidroge doganat etj. Se e fragmentuar e pa plan apo strategji nuk behet. Dukshem ka mungese ideshe mosmobilizim partneresh e neglizhence ne goditjen e fenomenit qe ne mbjellje. Gjithashtu duhet te ngrihet dhe sistemi i masave edukuese dhe paralajmeruese. Por kujt ti thuash..

Nese do te riktheheshit ne postin e nje zyrtari te larte te policise se shtetit cilat do te ishin hapat per te ndaluar prodhimin dhe trafikun e lendes narkotike

Eumlshte evidente qe ka ardhe koha qe te pergatiten profilaksi efikase. Dhe pervoja pozitive ka. Nese ne 2003 u kufizua harta e mbjelljes vetem ne Lumin e Vlores tani kjo harte eshte zgjeruar dhe mbjellja eshte nje fenomen qe perdite po merr karakter masiv. Ne duhet te analizojme realisht problemin te percaktojme ide e qellime te qarta dhe te realizueshme te bejme planizimin e forcave dhe mjeteve si dhe mobilizimin e partnereve qe nje ndermarrje antidroge te jete e suksesshme. Mendoj se duhet vullnet politik mbi te gjitha i cili ti hape rruge mendimit tekniko-profesional qe te shprehet e te jape recetat per eliminimin e problemit.ne foto Pjerin Ndreu
s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›