E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Plagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës, transportohet drejt Traumës

Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur me armën e shërbimit gjatë orarit të punës në Bazën Ajrore të Kuçovës.

Ngjarja është regjistruar këtë të martë, më 3 nëntor 2026, rreth orës 16:46. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila informon se efektivi me inicialet E.D. ka marrë një plagë në shpatull.

Pas incidentit, ushtarakut i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit. Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë të tij janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak të nevojës për trajtim të specializuar, efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, Policia Ushtarake ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen procedurat për dokumentimin e incidentit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat është plagosur efektivi.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se po ndjek nga afër situatën dhe gjendjen shëndetësore të ushtarakut.

Lajme të Sugjeruara

“Dy vitet e fundit kemi dalë me humbje”, fermerët e Maliqit kërkojnë treg për prodhimet

“Dy vitet e fundit kemi dalë me humbje”, fermerët e Maliqit kërkojnë treg për prodhimet

Panairi i 29-të i Librit shtyhet për në dhjetor, organizatorët: Situata e tensionuar në Tiranë rrezikon pjesëmarrjen e vizitorëve

Panairi i 29-të i Librit shtyhet për në dhjetor, organizatorët: Situata e tensionuar në Tiranë rrezikon pjesëmarrjen e vizitorëve

Tensione te Ministria e Arsimit, policia hap qarkullimin te “Rruga e Durrësit” dhe shoqëron disa protestues

Tensione te Ministria e Arsimit, policia hap qarkullimin te “Rruga e Durrësit” dhe shoqëron disa protestues

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›