E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me thikë 36-vjeçari në Pogradec

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të shtunë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një dyqani.

Vizion Plus mëson se autor i plagosjes ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur me thikë shtetasin M.T afër biznesit të këtij të fundit.

Gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën.

“Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës  shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë  vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›