E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset një 30-vjeçar në Vlorë, autori e priste jashtë lokalit, pas debatit e qëlloi me armë në këmbë (Detajet)

Një i ri rreth 30 vjeç është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe sipas informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja Afrovita Hysa raportoi se 30-vjeçari apo kishte dalë nga një lokal ku kishte qenë duke pirë kafe dhe po drejtohej drejt automjetit të tij, ku e ka pritur autori i dyshuar me motor.

Pas disa momenteve diskutimi mes tyre, agresori ka nxjerrë një armë zjarri dhe e ka plagosur të riun në këmbë.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ku mjekët konfirmuan se gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, policia e Vlorës ka nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ka ikur menjëherë pas incidentit me motor ndërsa pritet të shqyrtohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›