E Hënë, 2 Nëntor 2026

Plagosja në Domje, policia në kërkim të autorit, arrestohet vëllai i tij

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në hyrje të Domjes, ku një person u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa një tjetër u dëmtua me sende të forta.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, ndërsa ka arrestuar vëllanë e tij, pasi gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në hyrje të Domjes, ku u plagos me armë zjarri një 26-vjeçar, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin:

-G. M., 32 vjeç, banues në Domje.

Gjithashtu, u arrestua vëllai i 32-vjeçarit, shtetasi J. M, 36 vjeç, pasi në vijim të veprimeve hetimore, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri, municion luftarak, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›