Plazh edhe në shtator, shqiptarët e Kosovës popullojnë bregdetin e Lezhës

Edhe në 10-ditëshin e parë të shtatorit, shqiptarët e Kosovës popullojnë plazhet e bregdetit të Lezhës.
Ditët me diell, pastërtia, rregulli, qetësia publike, çmimet e favorshme dhe mikpritja janë arsyet e frekuentimit të këtij plazhi edhe tani në vjeshtë, që për nga numri i shumtë i pushuesve, nuk ka as një ndryshim me pikun e sezonit.
“Vij nga Mitrovica dhe vijmë si në shtëpinë tonë”, u shpreh një pushues.
Ndërkohë punonjësit e Bashkisë Lezhë janë çdo ditë në mjediset e plazheve duke siguruar pastërti, rregull dhe kushte normale për pushuesit. Operatorët turistike të bregdetit, po mbajnë portat hapur për mysafirët, duke rritur cilësinë e shërbimeve pa abuzuar me çmimet.
Në këto kushte, edhe tani gjatë muajit shtator, plazhi i Shëngjini vijon të mbetet destinacion i preferuar turistik për shqiptarët e Kosovës, pushuesit vendas dhe turistët e huaj, që i mbeten besnik këtij plazhi, duke mos e ndërruar atë me asnjë plazh tjetër.
/rtsh.al/