E Martë, 3 Nëntor 2026

Plazhet e Sarandës në fundjavë, ujërat e pastër frekuentohen nga një numër i lartë turistësh

Saranda është e magjishme në sytë e të huajve. Aktualisht 70 përqind e pushuesve janë nga mbarë bota. Perla turistike e jugut të Shqipërisë po pret këtë sezon turistik edhe më shumë turistë se vitin e kaluar. Vizitorët kanë mbushur tashmë qytetin dhe zonat përreth, për të shijuar plazhin dhe atraksionet që ofrohen. Ata shprehen se zgjodhen jugun  e vendit dhe veçanërisht Sarandën për plazhet e bukur që ofron me ujëra të pastër.
 
“Kemi ardhur të pushojmë disa ditë në këtë vend fantastik dhe të  lahemi në këto ujëra të kristalta! E zgjodhëm këtë plazh pasi uji është shume i pastër, jo vetëm këtu, por edhe në plazhet e tjera të Sarandes. Ushqimi është shumë i mirë, edhe ëmimet po ashtu për mua është gjithçka ok” thotë një turiste e huaj.

“Ne jemi nga Italia. Po qëndrojmë prej ditësh në Sarandë! Po na pëlqen shumë! Ka det të mrekullueshem, ushqime të mira! Por mbi të gjitha çmimet krahasuar me plazhet italiane janë të mira! Po mendojmë të kthehemi edhe vitin tjetër!” tha një turist italian.
  
“Unë vij nga Skandinavia! Është hera e parë që vij në Sarandë. Në fakt ma rekomanduan disa miqte e mi, të cilët edhe këtë vit vendosën që pushimet e verës ti kalojnë këtu. Në fillim hezitova pak, por kur erdha dhe e pashë këtë qytet dhe plazhet e tij, vertet jam e mahnitur,nuk do ta ndërroj me destinacionin e pushimeve, do jem çdo herë këtu” thotë një turiste nordike. 

Disa e turistë e vizitojnë  Sarandën për herë të parë, por ka edhe nga ata që janë vizitorë të rregullt prej vitesh. 
 
“Ne jemi nga Polonia! Gjithmonë pushimet i bëjmë në Sarandë! Kemi me shumë se 3 vite që e vizitojmë! Na pëlqen shumë! Ka njerëz shumë mikpritës, ushqime të shijshme, det me ujë shumë të pastër dhe peisazhe të mrekullueshme! Këtë verë do të rrimë këtu për dy javë më pas do te largohemi” thotë një polak. 
 
Muaji gusht pritet të jetë ai me më shumë vizitorë në qytetin  e Sarandës, ata vijnë nga vende të ndryshem të të gjithë botës për të kaluar pushimet dhe për të shijuar plazhet e bukur që ka qyteti bregdetar. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›