E Diel, 1 Nëntor 2026

Po lëvizte me biçikletë, qytetari përplaset nga ‘Benzi’ në Fier! Dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mengjesin e sotem në unazën e qytetit të Fierit, në segmentin “Nuredin Aliu”, pranë nënstacionit elektrik.

Një automjet tip “Mercedes” ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›