E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Vlorë, zjarrfikëset bllokohen nga automjetet e parkuara

Një zjarr ka rënë mëngjesin e kësaj të premte, rreth orës 08:00, në një objekt në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës.

Ndërhyrja e zjarrfikësve u bë e vështirë për shkak se rruga ishte e bllokuar nga automjete të parkuara, të cilat kishin ngushtuar kalimin dhe pengonin mjetin e emergjencës që të hynte deri te vatra e flakëve.

Me gjithë pengesat, zjarrfikësit arritën me shumë përpjekje të vendosin zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij në ndërtesat përreth. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›