E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës! Humb jetën një person, dy të plagosur

foto ilustruese

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, ku janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A..

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi F. A., 35 vjeç, ndërsa dy pasagjerë që ndodheshin në mjetin e tij kanë mbetur të plagosur. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›