Po lëvizte me monopatinë elektrike, aksidentohet i riu në Vlorë! Dërgohet i plagosur në spital (VIDEO)

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në bulevardin “Ismail Qemali”, në qytetin e Vlorës, ku një person që lëvizte me monopatinë elektrike ka mbetur i plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit.

