Po rregullonte një defekt dhe ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 51-vjeçari në Kamëz

Një 51-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të diele pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Valias, Kamëz, rreth orës 16:45.
Shtetasi A.L dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv