Po tentonte të kalonte lumin, mbytet 44-vjeçarja në Zall Bastar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, ku dyshohet se një grua rreth 44 vjeçe ka humbur jetën pasi u mor nga rrjedha e lumit gjatë tentativës për ta kaluar.
Trupi i pajetë i viktimës, e identifikuar me inicialet B. P., është gjetur dhe nxjerrë nga ujërat.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili në bashkëpunim me shërbimet e Policisë po kryen veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me këtë ngjarje tragjike që ka tronditur komunitetin lokal.
Tiranë/Informacion paraprak
Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
/rtsh.al/