E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Lezhës godet asetet kriminale: 3 pasuri të konfiskuara në Ishull-Shëngjin

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka finalizuar një tjetër operacion në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), i lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, kanë ekzekutuar vendimin për konfiskimin e tri pasurive të llojit “Arë”.

Sipas njoftimit të bluve bëhet fjalë për 3 pasuri të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m², të ndodhura në fshatin Ishull Shëngjin.

“Në zbatim të vendimit të GjKKO-së, i lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ekzekutuan vendimin për konfiskimin e tri pasurive të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m². Pasuritë, të përfituara nga veprimtari kriminale, ndodhen në fshatin Ishull Shëngjin”, njofton Policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›