E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e 15-vjeçarit në Durrës, familja mbyll dyert. Fqinjët të tronditur: Të merren masa!

Nëntë ditë pasi u plagos me thikë nga bashkëmoshatari, 15 vjeçari Erjon Boba ndërroi jetë në spitalin Nënë Tereza, ku ndodhej i shtruar në reanimacion. Në zonën e Kënetës në Durrës, ku familja Boba rrinte me qira, dyert e shtëpisë janë të mbyllura pasi ceremonia mortore bëhet në Bulqizë, në vendlindjen e tij.

“Çuni i djalit ka qenë moshatar me të në shkollë. Kur e morëm vesh mbrëmë na erdhi shumë keq. Tragjedi shumë e rëndë. Duhet të marrin masa, edhe shteti për të tjerët”, tha një prej banorëve.

Edhe pronarja e shtëpisë, ku ata jetonin prej vitesh shprehet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur tek një familje shumë e mirë

“Duhet ta kontrollojnë fëmijën . Ka gjë fëmija në dorë apo jo, mësuesja kur janë në shkolla. Si njerëz dhe si prindër janë të mirë, por edhe prindërit e shkretë janë në punë dhe nuk e dinë se çfarë bëjnë fëmijët”, tha një tjetër banore.

Edhe pronarja e shtëpisë, ku ata jetonin prej vitesh shprehet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur tek një familje shumë e mirë. “Jemi me një vend. Djali ishte i urtë, i sjellshëm”, tha ajo.

15-vjeçari u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pak pas mesditës së 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Burimet policore thanë se sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë. Më 27 nëntor Gjykata e Durrësit konfirmoi masën e arrestit me burg për autorin 14-vjeçar me inicialet M.K.

/RTSH/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›